11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

E quajti e “keqe” dhe Soni nuk ia la mangët atë kohë, por ajo dhe Butrinti paskan rregulluar raportet

- Advertisement -

Butrint Imeri dhe Soni Malaj kanë lënë pas një situatë të pakëndshme që ndodhi mes tyre pak vite më parë.

I ftuar në “Shiko Kush Luan” në 2020 Butrintit iu kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendonte se do të ishte çift perfekt. Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerë nga situata, Ylli Limani i propozoi emrin e Sonit. Por, Butrinti u shpreh se Soni është ‘e keqe’.

Kjo nuk kaloi pa një deklaratë nga ana e Sonit, e cila reagoi me anë të një postimi ku shkruante:

“Jo kushdo që ka emrin “Butrint” ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit