3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

E quajti djalin Ujk, pendohet Kylie Jenner pasi nënshkroi certifikatën e lindjes

- Advertisement -

Kylie Jenner ka folur zyrtarisht për emrin e djalit të saj ose mungesën e emrit, për të qenë të saktë. Shtatë muaj më parë, sipërmarrësja dhe partneri i saj, reperi Travis Scott, mirëpritën Wolf Webster në botë. Por pak javë më vonë ata vendosën që ky emër nuk i shkonte për shtat të voglit dhe e anuluan. Edhe më poshtë do të zbuloni se cili është shkaku.

Gjatë episodit të kësaj jave të “The Kardashians”, Jenner shpjegoi se ndjehej “e presionuar” për ta emërtuar fëmijën e saj Wolf.

“Ne menduam se emri do të na vinte kur ta shihnim, por nuk ndodhi,” tha ajo. “Më pas na u desh të firmosnim certifikatën e lindjes ose do ta rendisnin pa emër apo numër të sigurimeve shoqërore, kështu që unë u bëra presion për të zgjedhur një emër”.

Motra e saj, Khloe, fillimisht kishte sugjeruar emrin Wolf dhe Jenner e pranoi. Ajo e kuptoi menjëherë se ishte një zgjedhje e gabuar, menjëherë pas nënshkrimit të certifikatës së lindjes.

Çifti tashmë dëshiron shumë t’i vendosë një emër për të cilin ka menduar, se i pëlqen dhe i përshtatet. Këtë herë, Jenner dëshiron të jetë shumë e kujdesshme se çfarë emri do të zgjedhin.

“Travis më thotë: “Më pëlqen shumë ai emër”. Edhe unë përgjigjem: “Nuk mund ta bëjmë më”, shpjegoi ajo. Jenner tha me shaka se, pas gjithë kësaj, “Ne thjesht do të presim që ai të dalë me emrin e tij.”

Familjet Kardashian dhe Jenner janë të njohura për emrat e tyre unikë dhe të veçantë, nga Stormi në Saint. Pra, çfarëdo që të vendosin Kylie dhe Travis, sigurisht që do të jetë diçka super kreative.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit