Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se disa herë ka qenë në shënjestër të ofendimëve nga bashkëpunëtorët e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pavarësisht se ai thotë se në shumicën e rasteve e ka ndihmuar.
Duke komentuar incidentin në Aeroportin e Shkupit me të cilin u përball presidentja, Pacolli thotë se ai ka qenë si rezultat i mungesës së njohurive dhe arrogancës së stafit të saj.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar se nëse presidenca vazhdon kështu, ati do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, në mënyre që publiku të kuptoj më mirë se kush është filo-rus dhe filo-serb.
“Individët që rriten dhe formohen në mjedise ku mungon edukimi për vlerat e respektit dhe mirënjohjes ndaj të tjerëve, shpesh vijnë nga ambiente ku këto cilësi janë promovuar pak ose aspak”, shkruar ndër të tjera Pacolli.