Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Neda Balluku. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët, por dhe mbi situatat e fundit aktuale në vend…
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Ti bën biseda me partnerin tënd duke folur për tradhtinë?
Neda: Po, e kam pyetur unë. E kam pyetur njëherë, shumë sinqerisht. Kemi qenë një natë vonë bashkë dhe i thashë që dua të të pyes shumë sinqerisht. I kam thënë: ‘Dua ta di, të ma thuash sinqerisht fare dhe të siguroj që nuk do të ketë asnjë pasojë. Vetëm dua të di se çfarë ka ndierë burri im gjatë këtyre viteve, 15 vite bashkë, çfarë ka ndodhur në jetën e tij ku unë nuk kam qenë pjesë.’ Sigurisht më dha një përgjigje shumë të zgjuar, më tha: ‘Edhe sikur unë të të them ty jo, që nuk ka ndodhur asnjëherë, që kam qenë besnik, ti prapë nuk do të më besosh se do që them që po, ka ndodhur’.
Ronaldo: Ti e besove?
Neda: Unë në çift jam shumë literale, besoj atë që më thua ti. Nuk i hyj fare as kërkimeve, as telefonit. Nëse ti më thua që ‘jam mirë’, unë e besoj që ti je mirë. Nuk e kuptoj pse duhet të më thuash që je mirë, kur nuk je. Ose të më thuash që nuk je mirë, kur je mirë, për të krijuar ndonjë skenë. Në asnjë lloj marrëdhënie, aq më pak në çift, unë nuk jam skemaxhie, nuk di t’i bëj këto gjëra. Jam shumë literale, them atë që kam, them atë që ndiej, sepse mendoj se kështu duhet bërë jeta. T’ia bëjmë jetën më të lehtë njëri-tjetrit, jo ta vështirësojmë.