28.2 C
New York
Tuesday, June 24, 2025

Buy now

E pushtetshmja e VV-së: AKI-së i kërkohet të hetojë Dejona Mihalin

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dje ka kërkuar të organizohet një komision hetimor parlamentar për ta hetuar zonjën Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV.

Tutje, Musliu ka pyetur se si ka arritur Mihali, nga një përson i padëshiruar në Kosovë ta marr nënshtetësinë kosovare.

Unë kam pak a shumë informacione se kush është Dejona Mihali dhe nga vjen ajo. Ajo ka prejardhje greke dhe këto informacione i kam të faktuara. Ajo vec të mirën nuk ia dëshiron Kosovës. Ju e dini që ajo e ka pas të ndalur të hyjë në Kosovë kur shteti ka funksionuar. Si arriti Dejona Mihali që nga një person i padëshiruar në Kosovë ta marrë nënshtetësinë e Kosovës”, tha Musliu.

Unë mendoj se për të duhet të organizohet një komision hetimor parlamentar, duke filluar nga dhënia e nënshtetësisë, që të identifikohen shkeljet të cilat janë bërë. është e pamundur që Dejona Mihali t’i kalojë procedurat e rregullta. Mua më vjen mirë që Florin Krasniqi e ka kuptuar gabimin që e ka bërë duke e mbështetur Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin”, ka thënë Musliu për gazetën Periskopi.

E hetim për “gjithë të pushtetshmën” Mihali ka kërkuar edhe gazetari Berat Buzhala.

Buzhala përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur nëse zonja Mihali ka kaluar nëpër filtrate e AKI-së.

Meqe Dejona Mihaili eshte personi me i rendesishem ne aparatin shteteror, pas Albin Kurtit, a ka kalu neper filtrat e AKI’se?”, ka pyetur Buzhala.

Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, ka qenë i ftuar në RTV Dukagjini, i cili poashtu foli për zonjën Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV.

Krasniqi ka treguar se e ka takuar disa herë Mihalin sa ishte në VV. Madje ai ka treguar edhe i ka dhënë pagë nga paratë personale.

“Dejonës i kam dhënë rrogë disa vjet, unë e kam pagu prej pareve të mia personale. Rrogën që e kam marrë prej Kuvendit të Kosovës e kam da për 4-5 aktivistë të VV-së, njëra prej tyre u kanë Dejona Mihali.” – tha ai në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka theksuar se AKI-së duhet t’i kërkohet dosja e zonjës Dejona Mihalit.

“Aktiviste shumë punëtore, shumë e meçme. Por tash ka ardh në një situatë kur mendoj që kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen AKI-së, që nëse nuk gaboj është kryetare Ganimete Musliu. Ajo duhet me shku me u ulë me drejtorin e AKI-së dhe me ia kërku dosjen e Dejona Mihalit” – tha ai.

Hetime nga institucionet e Kosovës për akterë të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, kishte kërkuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të cilët thotë se kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit.

Abdixhiku në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka thënë se këta eksponentë, që disa prej tyre janë Dejona Mihali, Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha, kanë bërë fushatë kundër aleatëve të vendit.

Si është e mundur, që sot të më duhet të mbroj trupat e KFOR-it në Kosovë, që janë trupa në anën e Kosovës dhe popullit të saj, si mund me kaq lehtësi të sulmojmë publikisht sjelljen e aleatëve tanë kryesorë. Është e papranueshme, s’e pranon as LDK as qytetarët e Kosovës. Kanë nisur të sulmojnë edhe ndërmjetësuesit amerikanë në vazhdimësi, e kuptoj që s’u ka pëlqyer administrata Trump, çfarë problemi kanë me administratën Biden.” – ka thënë ai. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit