8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

E propozoi, por ministrja Rizvanolli thotë se sivjet s’ka subvencion për izolimin e shtëpive

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë ka propozuar tek qytetarët që të izolojnë shtëpitë e tyre.

Por, Rizvanolli deklaroi se këtë vit s’do të ketë subvencionim për izolimin e shtëpive, si masë për të shpenzuar më pak energji elektrike.

Ajo tha se ekspertët e MCC-së që kanë filluar pilotimin e masave për efiçiencë të energjisë, kanë sugjeruar që të mos fillohet me masa të shpejta për izolimin e shtëpive sivjet, pasi sipas saj, masat që janë zbatuar në të kaluarën kanë pasur tendencë për keqpërdorim.

“Në ndërkohë, kanë filluar pilotim të masave nga MCC dhe ekspertët e tyre që kanë punuar në këto masa, ka qenë rekomandim i tyre që të mos fillojmë me masa të shpejta për izolim të shtëpive sivjet, duke marrë parasysh për dëmet që mund të shkaktohen në shtëpi, në qoftë se nuk bëhen intervenimet me një plan të duhur por edhe duke e parë që në masat që janë zbatuar në të kalurën ka pasur tendenca për keqpërdorime”, është shprehur Rizvanolli.

Po ashtu ajo tha se institucionet e Kosovës për efiçiencë kanë relativisht pak përvojë, teksa shtoi se ato e kanë pasur edhe një histori të keqpërdorimeve.

“Andaj duke marrë parasysh kompleksitetin e subvencionimit të shtëpive nuk kemi dashur që të dizajnojmë masa në një formë të shpejtë dhe pa i menduar të gjitha fazat në mënyrë që të mos lejojmë keqpërdorimin e asnjë euro të konsumatorëve”, është shprehur Rizvanolli.

Kujtojmë se ditë më parë, ishte vetë Rizvanolli ajo që i bëri ftesë qytetarëve të vendit që t’i izolojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që dimri që po vjen të kalohet me sa më pak konsum të energjisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit