19.7 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Gruda: Kandidati për kryetar të Kuvendit nuk mund të imponohet pa konsensus

- Advertisement -

Deputeti i PDK Përparim Gruda, duke komentuar vendimin e Kushtetueses, se kandidati për kryetar të Kuvendit nuk mund të imponohet pa konsensus dhe pa kompromis.

“Aktgjykimi në mënyrë precize thotë që seanca kanë qenë me shkelje të Kushtetutës. Këto seanca i ka drejtuar kryesuesi Dehari dhe VV. Për sa i përket komisionit për votim të fshehtë, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues.

Ne asnjëherë nuk e kemi kontestuar të drejtën që partia e parë të propozoj kandidatin, por ky kandidat nuk mund të imponohet pa konsensus dhe kompromis. VV-ja deri sot nuk ka bërë asnjë kompromis. Gjykata ka thënë se kryetaren e Kuvendit duhet të zgjidhet me konsensus”, tha Gruda.

Të ngjashme

Të fundit