Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se nuk po bëjnë “hajr” që po shkojnë nëpër seanca çdo 48 orë, duke folur mbi kërkesën e kësaj partie që vazhdimi të bëhet një herë në javë.
Kusari – Lila para gazetarëve tha opozita e deritanishme i akuzoi për shkelje të rregullores.
“Sot siç e patë seanca filloi me një kërkesë për kosultim nga ana e kryesuesit të seancës, që në një dakordim të plotë, nëse ka mes grupeve parlamentare, në një shmangje të rregullores ose procedurës, të dakordohemi që të takohemi më rrallë, për arsye se 48 orëshi që po përsëritet në vazhdimësi nuk po e jep rezultatin, derisa partitë e deritashme të opozitës nuk e kanë asnjë reflektim në përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit.
U akuzuam edhe një herë për shkelje, përkundër se ai ishte një propozim me dakordim që nuk u mbështet dhe nuk u realizua, nuk ka asgjë që mund të quhet shkelje, përveç se një përpjekje për të kthyer në një orar tjetër këto takime” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Tutje, deptuetja e VV-së shtoi se “nuk po bëjnë hajr që po shkojnë çdo 48 orë”.
“Prandaj, nuk ka ende një interpretim të Gjykatës, nëse janë të barrikaduar në ato pozicione dhe nuk ndjejnë peshën e përgjegjësisë për të marrë pjesë as në procedurë, le të presim atëherë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, se nuk është që po bëjmë hajr që po vijmë këtou çdo 48 orë” – tha ajo.