Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka mohuar se do të jetë pjesë e Qeverisë, duke thënë se “nuk është për ekzekutiv”.
Këto deklarata, ai i bëri pak para fillimit të seancës për formimin e Qeverisë.
“Nuk jam për ekzekutiv, nuk dua të jem. Kam qenë 8 vjet mjaft. Do të jem në Kuvend, me jep maksimumin” – ka thënë ai.
Ndryshe, për pak pritet të fillojë seanca për formimin e Qeverisë. Më herët ndërkaq, u konstituua Kuvendi i Kosovës, me kryetare Albulena Haxhiun.






