Gjatë ditës së sotme në Gjilan, njësitë e trafikut rrugor, kanë hasur në një kundërvajtës, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Sipas njoftimit të policisë, vozitësi në zonën ku shpejtësia e lejuar maksimale është 40 km/h, kishte vozitur 94 km/h, shkruan lajmi.net.
Atij i është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pike negative dhe i është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për tre muaj.
https://www.facebook.com/share/p/SHe6CeZ6eUK5dTtd/?mibextid=oFDknk