Viktima, femër, ka njoftuar policinë për ngacmim dhe kanosje nga i dyshuari, mashkull.
Sipas Policisë së Kosovës viktima është shqetësuar vazhdimisht nga një person, ku gjatë ditës së djeshme është arrestuar, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
KANOSJE /NGACMIM- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 27.12.2023-17.01.2024. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se ka qenë e shqetësuar, ngacmuar dhe e kanosur nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.