16 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

E përplas autobusi, humb jetën sportisti i njohur

- Advertisement -

Felipe Cabocão, një luftëtar i UFC-së, u nda papritur nga jeta të hënën në mëngjes, në Rio de Janeiro, në moshën 29-vjeçare.

Sportisti u përplas nga një autobus, në Avenida das Américas, në Guaratiba, kur po kthehej nga stërvitja.

Sipas Rodrigo Babi, trajneri i Cabocão, i cituar nga Globoesporte, luftëtarit të UFC-së iu dha ndihma në vendngjarje, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Zemra e tij ndali rrugës për në spital.

Felipe Cabocão kishte një rekord prej 11 fitoresh dhe katër humbjesh në karrierën e tij në MMA, pasi kishte marrë pjesë në gjashtë ngjarje të UFC midis 2019 dhe 2022.

Të ngjashme

Të fundit