15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

E përlotur, Beniada Nishani flet për herë të parë për ndarjen nga Blert Hajdari!

- Advertisement -

Pak pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie. Ajo u shpreh në intervista të ndryshme shumë e dashuruar me partnerin e saj, identitetin e të cilit nuk e zbuloi asnjëherë. Modelja herë pas here postonte foto me parnetrin, duke ia fshehur portretin.

Në media u aludua se ajo ishte në lidhje më vëllain e Arbër Hajdarit, ish-futbollistin e Tiranës, Blerti. Sipas zërave që qarkulluan dyshja u njohën në “Procesi Sportiv” dhe u fotografuan disa herë bashkë në evente të ndryshme. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi asnjëherë këto zëra.

Ajo që u konfirmua pak javë më parë ishte ndarja e modeles.

Vetë Beniada ka thyer heshtjen sot duke folur për herë të parë mbi ndarjen. E ftuar në “Wake Up”, Beniada u shpreh mirënjohëse për lidhjen për aq sa zgjati. E përlotur nga emocionet e bukura, modelja i uroi më të mirat ish-partnerit.

“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”-tha ajo, teksa u mundua të fshehë shkëlqimin e syve nga lotët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit