Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka pritur sot në takim kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
Bulliqi ka përgëzuar Hetemin “për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme”.
Ai ka thënë se me Hetemin kanë folur për fushatë ku mund të bashkëpunojnë si dy komuna.
“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t’ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre”, shkroi ai në Facebook.