16.2 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

E përcillte dhe e shqetësonte në punë, arrestohet gjilanasi

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar një femër duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur të enjten, në Gjilan dhe është inicuar si ngacmim.

“Gjilan 26.01.2023, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit