22.1 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

E pazakontë: Yamal humb pasaportën në Turqi

- Advertisement -

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku protagonist ishte Lamine Yamal.

Atij i ndodhi një incident pas ndeshjes që e zhvilloi kombëtarja spanjolle ndaj asaj turke.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, talentit i kishte humbur pasaporta e tij.

18 vjeçari u detyrua të kërkonte gjithandej, por pa sukses.

Ai u largua nga stadiumi pa e marrë dokumentin më të rëndësishëm të udhëtimit.

Mbrëmë Spanja fitoi bindshëm ndaj Turqisë me rezultat 0:6, ku roli i Lamine Yamal, padyshim që ishte i rëndësishëm.

Talenti spanjoll bëri hiç më pak se dy asistime duke u renditur ndër futbollistët më të dalluar.

 

Të ngjashme

Të fundit