5.6 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

E paraqitën si të vdekur, Real Madridi i kërkon falje publike Elches dhe Andre Silvas

- Advertisement -

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të rregullt të bordit të drejtorëve, Real Madrid bëri një gabim të sikletshëm dhe tejet të ndjeshëm në videon e tij përkujtimore kushtuar personave që humbën jetën gjatë vitit.

Klubi spanjoll synonte të nderonte Diogo Jotën e Liverpoolit dhe vëllain e tij Andre Silva, të cilët humbën tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident automobilistik. Megjithatë, në vend të fotografisë së vëllait të Jotës, në video u shfaq gabimisht Andre da Silva, futbollist i Elches, pikërisht skuadra me të cilën Real Madridi luan sonte.

Pasi gabimi u vu re dhe shkaktoi reagime të menjëhershme, Real Madrid publikoi një njoftim zyrtar në platformën X, duke kërkuar falje publike.

“Real Madrid CF i kërkon falje Elches dhe lojtarit të tyre Andre da Silva për përfshirjen gabimisht të fotografisë së tij në nekrologjinë e videos emocionale, në vend të fotografisë së André Silva, vëllait të Diogo Jotas. Na vjen keq për atë që ndodhi”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Diogo Jota, 28 vjeç, dhe vëllai i tij Andre, 25 vjeç, vdiqën në kilometrin e 65-të të autostradës A-52 në zonën e Zamorës, në drejtim të Benaventes, një ngjarje që tronditi rëndë futbollin portugez dhe atë evropian.

Real Madridi kishte shprehur më herët ngushëllimet e tij për humbjen tragjike, duke bërë homazh për futbollistin portugez gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. Xabi Alonso, Trent Alexander-Arnold dhe Emilio Butragueno vendosën lule pranë një memoriali të improvizuar në afërsi të “Anfield”.

Ndërkohë, ndeshja mes Elches dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme

Të fundit