6.1 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

E paqartë formimi i qeverisë pas certifikimit të rezultateve

- Advertisement -

Kanë mbetur edhe pak procedura në bazë të ligjit për zgjedhjet në mënyrë që rruga më në fund të hapet për të konstituuar Kuvendin e votuar pastaj Qeverinë.

Me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përgjegjësia fillimisht i takon partisë fituese, për të formuar Qeverinë e vendit.

Rezultatet e zgjedhjeve të nëntë shkurtit tashmë janë të qarta se një parti politike e vetme nuk mund ta formoj qeverinë por deri tani pas më shumë se një muaj të zgjedhjeve nuk ka pasur takime publike për koalicione të mundshme.

Sipas analistit politik, Afrim Kasolli situata është mjaftë konfuze.

Kjo duke përfshirë kushtet e Lidhjes Demokratike të Kosovës e refuzimin e LVV-së për të bashkëpunuar me Listën Serbe.

“Pa njërën parti opozitare dhe pa Listën Serbe duket se do të jetë e pamundur krijimi i Qeverisë nga Kryeministri Kurti. Në të njëjtën kohë, partitë opozitare janë konfuze sa i përket, Aleanca në fakt ka qenë e qartë, ka thënë se do t’i jap mbështetje cilësdo prej partive opozitare”, ka thënë Kasolli.

Profesori universitar, Faton Ismajli nuk po e përjashton mundësinë që vendin e presin zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që numrat kanë prodhuar rezultat që nuk është i lehtë për t’u formuar Qeveria.

“Gjasat më të mëdha i ka partia e parë e cila mund të i bëj disa kombinime. Mundësia e dytë është Qeveria e opozitës që ka gjasa të vogla për shkak të qendrimit të LDK-së dhe të kryetarit të saj edhe gjasa e tretë është që të ketë ndërhyrje ndërkombëtare”, ka thënë Ismajli.

E megjithëse  nuk ka certifikim të rezultateve përfundimtare, Kuvendi i Kosovës tash e ka marr një pamje se si mund të duket me këto rezultate. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka arritur të marr 48 deputetë. E dyta me radhë ka dal të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë të siguruar.  Pason, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 deputetë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë Nismën me 8 deputetë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit