17.6 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

E papritur, Jordan Henderson drejt rikthimit te ish klubi

- Advertisement -

Mesfushori Jordan Henderson është duke u lidhur me një rikthim befasues në Angli.

Ish kapiteni i Liverpoolit që po vuan për minuta te skuadra holandeze Ajax, i është ofruar shansi për t’u rikthyer te klubi i vjetër Sunderland.

Henderson kaloi te Ajaxi pas një sezoni të dështuar te Al Ettifaq, ndërsa tani është një ndër opsionet për Sunderlandin, raporton “The Sun”.

Sunderland është në krye të tabelës në Championship, ndërsa afrimi i anglezit padyshim do ta ndihmonte klubin në synimin për t’u kthyer në elitën e futbollit anglez.

Megjithatë, një marrëveshje për 34-vjeçarin mund të arrihet vetëm në formë huazimi pa ndonjë opsion blerje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit