-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

E paprecedent: Gjyqtari i Speciales e shkeli urdhrin që vetë e kishte dhënë (VIDEO)

- Advertisement -

Gjykimi në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve. Një pjesë të madhe të kohës, pyetje dëshmitarëve u bëjnë edhe gjyqtarët. Megjithatë, në disa raste, njëri nga ta duket se harton pyetje haptazi orientuese për dëshmitarët.

Fjala është për gjyqtarin zviceran Genel Metro.

Përpos pyetjeve orientuese, gjyqtari zviceran Genel Metro gjatë seancës së sotme ka shkelur edhe urdhrin që vetë ai e kishte marrë bashkë me gjyqtarët e tjerë.

Trupi gjykues më herët kishte marrë një vendim, se në rast se gjyqtarët planifikojnë t’i bëjnë pyetje dëshmitarit për materiale të caktuara të cilat nuk janë pjesë e provave, paraprakisht të informojnë mbrojtjen.

Kjo gjë nuk ndodhi sot, shkruan Demokracia.

Gjyqtari zviceran e pyeti dëshmitarin Nezir Çoçaj për disa pretendime të z. Ferat Shala, i cili i kishte dhënë më herët.

Kjo e alarmoi mbrojtjen e Veselit. Avokati Rodney Dixon e nxori urdhrin e dhënë më herët nga trupi gjykues dhe e ballafaqoi me të gjyqtarin zviceran.

“Në mënyrë që të shihja një urdhër gojor që keni dhënë ju më 5 qershor 2024, sa i takon njoftimit paraprak që do të përdorin gjykatësit për pyetjet e veta. Dhe ky është një vendim që e keni marrë në bazë të rregullës 103. Vetë në urdhrin tuaj, të nderuar gjykatës, keni thënë që të na njoftonit paraprakisht ne si ekipe të mbrojtjes, nëse do të përdorni materiale që nuk janë pjesë e provave gjyqësore dhe pikërisht këtë bëri sot gjyqtari Metro. Ne nuk u njoftuam paraprakisht për materialet që do të përdoreshin, sepse këtu nuk keni respektuar vetë urdhrin tuaj. Dua të flasim për mosrespektimin e urdhrit gojor”, përfundoi fjalën e tij avokati Dixon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit