27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

“E papranueshme dhe e rrezikshme” – Blerta Deliu-Kodra për trajtimin e gazetarëve në RTK

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se gazetarët dhe stafi i RTK-së nuk meritojnë të mbeten pa paga, e as të ndihen të frikësuar në vendin e tyre të punës.

Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se nuk është e pranueshme ajo çfarë u ka ndodhur sot gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët janë përjashtuar nga emisionet në të cilat punojnë.

“Liria e medias është themeli i demokracisë, por sot po shohim censurë ndaj atyre që guxojnë të kritikojnë dhe favor ndaj atyre që i shërbejnë pushtetit”.

“Kjo nuk është vetëm e papranueshme, por e rrezikshme për të gjithë shoqërinë”, ka shkruar Deliu-Kodra

Të ngjashme

Të fundit