8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

E pabesushme: 1.6 ton kokainë sekuestrohen në shtetin evropian

- Advertisement -

Autoritete doganore në Holandë sekuestruan më shumë se 1.6 ton kokainë të fshehur në kontejnerët me banane, çimento dhe kakao në portin e Roterdamit, thanë prokurorët të mërkurën, 29 dhjetor.

Mësohet se droga me vlerë 127 milionë euro ishte fshehur në 3 kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.

“Kontejneri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit,” thanë prokurorët.

“Kokaina në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, thanë ata.

Një kontejner i tretë, i ngarkuar me çimento për në Portugali kishte 5 çanta sportive plot me kokainë.

Konfiskimet janë rritur shumë këtë vit në portin e Roterdamit, i cili tashmë konsiderohet si një nga portat kryesore të Evropës për drogën, veçanërisht kokainën.

Autoritetet doganore holandeze thanë të martën se kishin konfiskuar një rekord prej 68 ton kokainë këtë vit, nga 49 ton që ishte në vitin 2020.

Organi i BE për luftën kundër krimit paralajmëroi se Holanda dhe Belgjika po shndërroheshin në qendrat kryesore të kokainës, veçanërisht për dërgesat nga Kolumbia.

Pas kanabisit, kokaina është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, me rreth 4.4 milionë përdorues vitin e kaluar, thuhet në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit