21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

E pabesueshme: Bislimi del të ketë pranuar që njësitë speciale të shkojnë në veri “veç në situata të jashtëzakonshme” me miratim të KFOR-it

- Advertisement -

Një ujdi që zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e kishte trumbetuar nga Bratisllava korrikun e vitit të kaluar si marrëveshje shtensionuese dhe e cila për rezultat do të kishte heqjen e sanksioneve evropiane; del të ketë qenë e një natyreje krejt tjetër nga ç’e kishte paraqitur në njoftimin e tij në Facebook.

E kishte dhënë për “përgjysmim” të pranisë së njësive speciale policore anë-e-rreth ndërtesave komunale në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe; por në raportin e Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evorpës, Dora Bakoyanis, raporti i së cilës pritet të çelë udhë për anëtarësimin e vendit në këtë paradhomë të Bashkimit Evropian – për herë të parë – u tregua në germë të ketë qenë krejt tjetër.

Në këtë marrëveshje – të korrat e të cilës nuk erdhën kurrë – Bislimi, del të jetë pajtuar jo për “përgjysmim të pranisë policore” por në fakt për mosprezencë fare; përveç “në situata të jashtëzakonshme…dhe në vlerësim të përbashkët rrezikue sigurie me KFOR-in dhe EULEX-in”.

Përgjysmimi i pranisë kishte ndodhur ndërsa sanksionet mbetnin të plota (siç edhe janë); dhe kjo, referuar raportit të Bakoyanis, del të ketë pasur një arsye.

Ja çfarë shkruan ajo në pikën 61 të raportit të cilin e ka publikuat Kanal 10.

Do të doja të rikujtoj se në korrik 2023, në një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së në Bratisllavë, autoritetet kosovare u pajtuan që prania e forcave speciale policore duhet të kufizohet vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe prania e tyre duhet të pasojë prej vlerësimeve potenciale të përbashkëta të rrezikut të sigurisë me KFOR-in dhe EULEX-in. Këto terma, sidoqoftë, jo vazhdimisht zbatohen”, ka shkruar Bakoyanis në raportin e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit