6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

E ofendoi spektaklin e kaluar, Anita thotë se nuk është pishman për deklaratën ndaj Gani Gërmisë

- Advertisement -
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Muçaj – Haradinaj, bëri një deklaratë në spektaklin e kaluar që mori vëmendje të madhe.

Në një bisedë me Gani Gërminë teksa po flisnin për ish-banoren Brikenda Karricaj, spikerja e lajmeve iu drejtua: “A e ki parë veten në pasqyrë?”.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe e u përfol gjithandej, madje Anita u kritikua në rrjete sociale se nuk duhej të bënte një ofendim të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

E pyetur së fundmi, Muçaj theksoi se nuk i ka rënë pishman dhe se me këtë e ka ngritur Big Brotherin.

“Pishman nuk i kam rënë hiç. Po më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brotherin”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Tutje, Anita shtoi: “Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi personi që komentohet, viktimizohet e sulmohet del më i preferuari”.

Ganiu ndryshe u ndje i ofenduar përkundër se e respektoi deklaratën e Haradinajt. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit