Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje.
Sipas fotos të publikuar nga ana e organit kompetent, vjedhja dyshohet se ka ndodhur në një dyqan të Prishtinës, transmeton klankosova.tv.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.
*Klikoni