Sport

E nisi sezonin me dy humbje, Munishi ia “garanton” Dukagjinit Evropën

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Skuadra e Dukagjinit e ka nisur keq sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Dy humbje nga dy ndeshje për djemtë e Ismet Munishit.

Megjithatë, ky i fundit po beson se skuadra e tij do ta arrijë kualifikimin për garat evropiane.

Këtë, Munishi e tha në një postim në Facebook.

“Ky shefi I CIA-s ju kish thonë, mos ma boni Baben nervoz. Kf Dukagjini luan në Evropë”, shkroi Munishi.

Dukagjini, në xhiron e parë të këtij sezoni, u ndesh me kampionin në fuqi, Ballkanin, ndeshje të cilën e humbi me rezultat 2-0.

Ndërsa u mposht edhe nga ekipi i sapo ngjitur në Superligë, Suhareka, me rezultat 3-1.

E sezonin e kaluar, Dukagjini shpëtoi për “një fije floku” pa rënë në Ligën e Parë.