Sipas ekspertit financiar Kushtrim Ajvazit, pretendimi se “ne e kemi ndalur importin e energjisë nga Serbia” është plotësisht i pavërtetë dhe “rrena më e madhe që vazhdon t’i servohet këtij vendi”.
Ai sqaroi se tregu rajonal i energjisë funksionon përmes bursave si HUPX, ku KESCO, si furnizues i vetëm universal në Kosovë, e ka blerë energjinë nga tregtarë të mëdhenj rajonalë si EFT, GEN-I e të tjerë, e jo drejtpërdrejt nga Serbia si shtet.
Megjithatë, për shkak të linjës funksionale dhe kostos më të ulët të transportit, një pjesë e kësaj energjie ka hyrë fizikisht në Kosovë përmes Serbisë. Sipas Ajvazit, importi direkt nga Serbia është ndalur jo nga Qeveria e Kosovës, por nga vet Serbia, në dhjetor 2020, pikërisht në momentin kur KOSTT u pavarësua si operator i transmetimit dhe u pranua nga ENTSO-E, si pjesë e marrëveshjeve të dialogut të vitit 2015. Pas kësaj, Serbia ka bllokuar kapacitetet ndërkufitare, ka ndaluar kalimin fizik të energjisë drejt Kosovës dhe e ka përdorur rrjetin si mjet presioni politik.
“Çka ndryshoi?
Prej momentit kur KOSTT u pavarësua në dhjetor 2020, Serbia:
• bllokoi kapacitetet ndërkufitare,
• ndaloi kalimin fizik të energjisë drejt Kosovës,
• dhe e përdori rrjetin si mjet presioni politik.
Nuk është ndalur importi – është ndalur vetëm hyrja DIREKTE nga Serbia.
Furnizuesit janë të njëjtët.
Rryma është e njëjta.
Tregu është i njëjti.
I vetmi ndryshim është rruga dhe kostoja.
Çka ndodhi me çmimin?
Nga momenti që Serbia e mbylli kufirin energjetik, çdo import për Kosovën:
• u detyrua të kalojë përmes një kufiri shtesë (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi),
• që do të thotë transport më i gjatë,
• kosto më të lartë,
• dhe çmime më të shtrenjta në fund.
Kostoja shtesë përshkak të transportit më të gjatë e përllogaritur në nivel vjetor është së paku 20milion euro. Në 5 vite, së paku 100 milion euro shtesë.
Ky është realiteti – pjesa tjetër është propagandë.
Prandaj të dalësh sot e të thuash “ne e ndalëm importin nga Serbia” është:
RRENA më e madhe që vazhdon t’i servohet këtij vendi.
Importin direkt e ka ndalë vet Serbia.
Ne vetëm kemi paguar më shtrenjtë për të njëjtën energji.”
Postimi i plotë:






