Studiuesi Agon Maliqi ka ironizuar me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën pas raportimit të Albanian Post se ajo ka kërkuar nga shteti gjerman largimin e diplomatit të dërguar të tyre në Kosovë, Jorn Rohde, pasi që, sipas mediumit, Gërvalla ka konsideruar “po përzihet shumë” dhe “po shkruan shumë në Twitter”.
Maliqi – me një humor therrës – ka ironizuar se “mjafton një email i Gërvallës” që të vendos në rrezik edhe pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Ironia e Maliqit:
E mundshme që edhe pozita e Blinken-it është në rrezik. Mjafton një email prej Gërvallës.
Njerëz të dashtun, ma parodi shtet s’ka ku shkon.