Këngëtarja Adelina Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj koleges së saj, Adelina Ismaili.
Mollë sherri është bërë koncerti i kësaj të fundit, i cili u mbajt pikërisht në natën kur u dha lajmi tragjik për Kasapin.
Tahiri u shpreh e indinjuar nga fakti që, gjatë performancës së saj, Ismaili nuk gjeti hapësirë për të nderuar kujtimin e kolegut të ndjerë, qoftë edhe simbolikisht.
“Unë e përgëzoj për arritjet, sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anulojë koncertin, larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty,” është shprehur Tahiri.
Kritika e saj u ashpërsua më tej kur e cilësoi këtë mungesë reagimi si diçka të papranueshme moralisht për një artiste të atij niveli.
“E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” tha ajo në Kosova Live të T7.






