26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

E mbijetuara e dhunës seksuale: U sulmova brutalisht nga forcat serbe

- Advertisement -

Heroinat–gratë e mbijetuara të dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulejmani, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar në luftën e fundit të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për rastet e tyre dhe për shumë të tilla në Kosovë.

Tahiri Sulejmani ka thënë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk e kanë jetën e lehtë sepse gjithnjë jetojnë me përjetimin që u ka ndodhur.

“Jam këtu jo vetëm si e mbijetuar e përdhunimit, por gjithashtu si avokate, aktiviste që avokon për të drejtat e të gjithë të mbijetuarve. Jam dëshmitare për forcën e qëndrueshmërinë e shumë viktimave që kanë refuzuar të heshtin. Aktivizmi im në avokati në këtë drejtim nënkupton që e përdori historinë time për të ndërgjegjësuar të tjerët për nevojat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikt”, ka thënë ajo.

E mbijetuara e dhunës seksuale ka rrëfyer se si rastet e tilla nuk e prekin vetëm të mbijetuarit, por kanë ndikim të madh edhe në familjen e personit të dhunuar.

“Ky krim nuk më preki vetëm mua, por edhe fëmijët e mi. Tepër shpesh ndikimet e padukshme të këtij krimi të shëmtuar shtrihen për të përfshirë jo vetëm familje por edhe gjenerata të shumta. Historia ime fillon në kohë lufte në Kosovë në vitin 1999. U sulmova fizikisht, psiqikisht dhe seksualisht në mënyrën më brutale nga forcat serbe. Isha plotësisht e pambrojtur dhe këtë ma bënë para vajzave të mia që ishin tre dhe një vjeç asokohe”, ka thënë Tahiri Sulejmani.

Vasfije Krasniqi Goodman ka bërë kthesën e madhe, duke qenë e para e mbijetuar e dhunës seksuale që në mënyrë publike ka treguar rrëfimin e saj të përdhunimit, duke u bërë zë i mijëra të mbijetuarve burra e gra. Ndërkaq, Shyrete Tahiri Sulejmani ishte gruaja e parë që në mënyrë publike dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për të rrëfyer më vonë edhe historinë e saj në mënyrë të plotë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit