Home Lajme “E lanë pas 10-15 minutave”: Raportohet se Jovanoviq i kërkoi Kurtit ta lirojë nga burgu politikanin serb, ky e demanton

“E lanë pas 10-15 minutave”: Raportohet se Jovanoviq i kërkoi Kurtit ta lirojë nga burgu politikanin serb, ky e demanton

0
“E lanë pas 10-15 minutave”: Raportohet se Jovanoviq i kërkoi Kurtit ta lirojë nga burgu politikanin serb, ky e demanton

Politikani serb i cili njeh Kosovën si shtet të pavarur, Cedomir Jovanovic ka deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta lirojë politikanin tjetër serb, Aleksandër Arsenijeviq, pas arrestimit të këtij të fundit gjatë javës së kaluar.

Siç shkruan mediumi serb opozitar“Danas”, këto deklarata Jovanoviq i ka përsëritur në dy paraqitje të tij në dy televizione serbe.

Sipas tij, Arsenijeviq u lirua me urgjencën e dhënë nga ai.

Jovanoviq ka deklaruar që kishte marrë një kërkesë “që të bëjë diçka” rreth arrestimit të Aresnijeviq.

U thash lëreni të shkojë. Thanë që ka fyer policinë. Sveçla ndezi veturën e policisë. E lanë të shkojë pas 10-15 minutave, por megjithatë do ta lironin. E besoj këtë.” – citohet se ka thënë ai.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Aresnijeviq, i cili ka thënë se atë kohë ai veç ishte liruar, duke demantuar kështu këto deklarata.

“Për të qenë të qartë nuk jam kokë nxehtë dhe nuk kam fyer policinë.” – ka thënë ai.

Exit mobile version