Albian Hajdari, u prezantua zyrtarisht te Kombëtarja e Kosovës.
Këtë ai e bëri, përmes një videoje të postuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Hajdari vendosi të hiqte dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën, e cila e kishte ftuar disa herë, për ta ndjekur zemrën dhe për t’iu bashkuar vendit të prindërve të tij.
22-vjeçari dha fjalë të mëdha rreth vendimit të tij.
“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën se Kosova është e vogël për botën, po për mua është krejt bota. Forca Kosova”, theksoi ai.
Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, do të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për përballjet e tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe ndaj Suedisë të hënën që vjen.