Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për punësimet dhe skandalet e fundit në këtë ministri.
Peci u pyet për aplikimin e këshilltarit të tij, Arian Bugari në shërbyes civil derisa një gjë të tillë nuk e lejon ligji.
Ai duke e ditur që kjo është në kundërshtim me ligjin, deklaroi se është e drejt e tij, por thotë se nuk është në dijeni për këtë.
“Ai ka mundur me apliku, është e drejt e tij. Ku ka apliku ai? Për besë nuk e di. Ai është një agronom dhe është një mbajtës i familjes. Ai e din që mundet mos me pas një raport kontraktual”, u shpreh Peci.
Pjesë nga debati Kërquki-Peci:
Kërquki: Sot ka dalë që këshilltari juaj po doni me bo shërbyes civil
Peci: Kush është këshilltari jem
Kërquki: Tash e gjejmë
Peci: Nashta ka apliku najkush përbesë nuk e di. Njerëzit secili e kanë hallin e vetë dhe munet me kanë një fazë këshilltar
Kërquki: Shkelje e ligjit
Peci: Përpara ka qenë një periudhë kohore kur ke mujt me pauzu tash nuk është shkelje e ligjit
Kërquki: Arian Bugari a është këshilltar i juaji
Peci: Nuk e di, Ariani ka mujtë me apliku është e drejtë e tij, ku ka apliku ai?
Kërquki qesh…
Peci: Ai është një agronom dhe mbajtës i familjes
Kërquki: Ka mbajtës të familjeve edhe tjerë….
Peci: A e di sa njeri punësohet dhe unë nuk e di kush janë ata.