Një nga ngjarjet më të komentuara në Big Brother VIP Albania ka qenë hyrja e Amber, një banore transgjinore, e cila ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut që në momentin e parë. Amber ka shfaqur një strategji të fortë dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale për një detaj të veçantë: ngjashmërinë e saj me ish-konkurrenten e njohur të programit Efi Dhedhes.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë filluar të krahasojnë pamjen e Amberit me atë të Efit, duke theksuar ngjashmëritë në tiparet e tyre. Ky krahasim ka shkaktuar një sërë komentesh dhe diskutimesh, ku shumë ndjekës kanë vënë në dukje se Amber duket shumë e ngjashme me Efin, duke e kthyer kështu atë në një nga emrat më të përmendur të momentit.
Për shumë, kjo ngjashmëri ka bërë që Amber të bëhet një figurë tërheqëse dhe e komentuar, dhe ka shpërthyer në shumë meme dhe postime që kanë qarkulluar në mediat sociale.
Efi, e cila është një personazh i njohur nga sezoni i kaluar i Big Brother VIP Albania, nuk ka qëndruar indiferente ndaj këtij krahasimi dhe ka reaguar me shumë sportivitet dhe humor. Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shpreh falenderimin ndaj Amberit për “përfaqësimin” e saj në këtë edicion të programit.
Në video, Efi thotë: “Një ditë e bukur sot, sepse gjithmonë kam ëndërruar të bëhem meme. Nuk e di pse jam kaq serioze, nuk e di pse s’më keni bërë asnjëherë meme. Gjithsesi, kjo ndryshoi, sepse tashmë unë jam futur në Big Brother, po, në trupin e Amberit. Falënderoj Amberin që po më përfaqëson dhe uroj të më përfaqësojë denjësisht”.