Ana Murganiq, serbe nga Mitrovica e Veriut, bashkë me të dashurin e saj, pilot në Ushtrinë e Kroacisë dhe pjesë e KFOR-it në Kosovë, për 30 ditë paraburgim do të jenë në paraburgim.Si të dyshuar për spiunazh, pra shpërndarjen e informacioneve sekrete për veriun e Kosovës tek Lista Serbe, të dy ranë nën prangat e autoriteteve kroate.Por, Murganiq, doli se nuk ishte emër i panjohur. Murganiq, doli se ka qenë pjesë e UNMIK-ut, EULEX-it, ka pasur lidhje me gjyqtarë e prokurorë të këtyre misioneve, sipas raportimeve nga mediat në Kroaci.
Se ka qenë pjesë e tyre e ka konfirmuar edhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX. Në një përgjigje për Naconalen, EULEX-i ka thënë se janë në dijeni që një ish-punëtore e tyre, është përfshirë në një hetim.“EULEX-i në Kosovë është në dijeni të raporteve të medias që përfshijnë një hetim kundër një ish-anëtari të Misionit EULEX. Misioni aktualisht nuk është në gjendje të komentojë më tej mbi rastin”, thuhet në përgjigje.
Pra, zyrtarja e arrestuar për spiunazh te Lista Serbe, për një afat që nuk dihet tani, ka qenë pjesë e EULEX-it, dhe madje UNMIK-ut.Mediat në Kroaci zbuluan se Murganiq ka pasur lidhje me shumë gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it. Madje, edhe i ka shantazhuar ata. Krejt kjo për të qenë në dijeni, dhe për të ndikuar në proceset gjyqësore të EULEX-it kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“A.M punoi gjithashtu për Misionin e Bashkimit Evropian për Vendosjen e Sundimit të Ligjit në Kosovë, detyra e të cilit është të ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit (EULEX) dhe Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNIMIK).
Dyshohet se ajo kishte lidhje të ngushta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët, sipas burimeve, dyshohet se i kishte shantazhuar”, thuhet në këtë raportim.Murganiq, ka qenë e rekrutuar në këto institucione nga shërbimet sekrete të Serbisë.“Shërbimet serbe rekrutuan dhe inkurajuan punësimin e serbëve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë, duke i përdorur ata për të ofruar informacion dhe për të ndërhyrë në drejtësi, veçanërisht kundër anëtarëve të UÇK-së.
Sipas burimeve, AM informoi vazhdimisht zyrtarët e Listës Serbe për ngjarjet në këto organizata”, thuhet më tutje.Davor Gjenero, ekspert i politikës së jashtme dhe njohës kroat për zhvillimet e rajonit, ka thënë për Nacionalen se veprimet e tilla të Serbisë, nuk janë për t’u befasuar.“Nuk është befasi për askënd. Kjo metodë operimi ka qenë edhe në Kroaci, asgjë e re, asgjë beafsuese. Besoj se asnjëherë nuk do të mund të dimë më shumë për këtë rast, sepse autoritet në Kroaci nuk kanë interes me publiku problemet e tyre të brendshme. Është shumë mirë që ky problem është zgjidhur, por kjo duhet të jetë alarm për të gjitha anëtaret e NATO-s që operojnë në Kosovë”, tha ai për Nacionalen.Jozyrtarisht u raportua se kjo serbe, ka qenë pjesë edhe e disa organizatave joqeveritare në veri.Ajo bashkë me të dashurin e saj, pilot në KFOR, kishin çuar informacione te Lista Serbe.Të dy ishin arrestuar një herë, e më pas u liruan. Por, pasi u kapën mesazhe të reja, u arrestuan sërish.“Edhe pse nuk ka informacion zyrtar në lidhje me detajet për të cilat akuzohen, gjë që pritet duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës, në media doli informacioni se AM, një sociologe e punësuar nga një organizatë gjermane, po mblidhte të dhëna që i dashuri i saj piloti ia kishte dhënë për vendosjen e saj në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ajo më tej ia transmetoi ato udhëheqësve të partisë kryesore serbe në Kosovë, “Srpska lista”, e cila bashkëpunon ngushtë me Qeverinë e Republikës së Serbisë, dhe, duke hetuar telefonin celular, kjo u vërtetua edhe te një gazetar i një agjencie të njohur ndërkombëtare lajmesh. Kështu, thuhet se dyshja, nëpërmjet aplikacionit WhatsApp, shkëmbyen mesazhe me informacione konfidenciale në lidhje me lëvizjet dhe planet e forcave të KFOR-it në lidhje me situatën në veri të Kosovës, për të cilën autoritetet serbe janë veçanërisht të interesuara”, thuhet më tutje në këtë raportim.
Piloti kroat e njoftoi të dashurën lidhur me zhvillimet për rastin e Dejan Pantiq, që ishte arrestuar kohë më parë nga institucionet e Kosovës.“Sipas informacioneve të rrjedhura, piloti dhe e dashura e tij zbuluan informacione konfidenciale në katër raste specifike. Në një nga këto raste, piloti JI i kaloi partneres së tij informacione në lidhje me veprimet e trupave të KFOR-it në Zubin Potok, një vendbanim në veri të Kosovës me shumicë popullsie serbe, i cili ishte skenë konflikti dhe tensionesh ekstreme midis serbëve atje dhe autoriteteve të Kosovës.
Përveç kësaj, piloti kroat kaloi gjithashtu informacione konfidenciale në lidhje me rastin e Dejan Pantić, një ish-anëtar i policisë së Kosovës i cili u arrestua në fillim të dhjetorit 2022 me dyshimin për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrës së Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës. Arrestimi i Pantić çoi në një trazirë nga popullsia serbe dhe bllokimin e pikave kufitare me Serbinë”, thuhet më tutje.Nuk dihet nëse në këtë rast, janë të përfshirë në ndonjë formë, edhe institucionet e Kosovës./EO/