Lajme

E konfirmuar nga PDK: Memli Krasniqi është në mbrojtje të policisë

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2023

Policia e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga ana e drejtorit për Komunikim në këtë parti, Valmir Klaiqi.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë”, tha Klaiqi për Klankosova.tv.

Për rastin deri më tani nuk janë deklaruar as nga ana e policisë.