Pas lajmit se fëmija rreth 5 vjecar ka vdekur si pasojë e vërshimeve, policia ka konfirmuar për Insajderin se tashmë edhe nëna është gjetur e vdekur.
Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar edhe Drejtori mjekësor Besnik Ibraj, i njëjti tha se ai ishte sjellë në spital pa shenja jete.
Ndërsa vdekjen e nënës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Nga vërshimet të lënduar janë konfirmuar edhe dy persona të cilët aktualisht janë në kujdesin intenziv jashtë rrezikut për jetë.