Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.
“Në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrulla Çeku”, ka thënë kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.
LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.