22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

E konfirmon zëdhënësi i River Plates: Kemi marrëveshje me Real Madridin për Mastantuonon

- Advertisement -

Marrëveshja është pothuajse zyrtare tani. Franco Mastantuono do të luajë për Real Madridin.

“River Plate ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për Franco Mastantuonon për 40 milionë euro”, deklaroi një zëdhënës i River Plate për Reuters.

Fabrizio Romano gjithashtu e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se Mastantuono ishte plotësisht i bindur për Real Madridin pasi foli me Xabi Alonson.

“Real Madridi sapo ka nënshkruar me një nga lojtarët më të mirë të rinj në Amerikën e Jugut”, ka thënë eksperti i trasnferimeve.

“Ky djalosh i mrekullueshëm luan si numër 10 dhe mund të luajë edhe në krahë”.

Ai do t’i bashkohet Real Madridit në dhjetor, pasi përfaqëson River Platen në Kupën e Botës për Klube këtë qershor./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit