11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

E konfirmon trajneri i Spanjës: Ndaj Shqipërisë, luajmë me rezerva

- Advertisement -

Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë.

Trajneri Luis De La Funte tha se do t’i japë mundësinë lojtarëve të stolit të luajnë me Shqipërinë, por duke kërkuar maksimumin.

“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë.”

Shqipëria njeh vetëm humbje në përballjet me Spanjën në të kaluarën, e fundit në miqësoren e 26 Marsit të 2022 ku Kuqezinjtë u mundën 2 – 1.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë do të luhet të hënën në orën 21:00 në Dyseldorf dhe do të transmetohet në TV Klan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit