Ka ndodhur një përleshje në mes tifozëve përpara ndeshjes Ballkani -Slavia Praha.
Sot në ‘Fadil Vokrri’ pritet të zhvillohet një ndeshje me rëndësi të lartë për Ligën e Konferencës.
Ballkani do mirëpres ekipi çekë, Slavia Praha.
Fitorja është e vetmja alternativë për të dy skuadrat, andaj kjo ka shkaktuar edhe trazira para ndeshjes.
Një video është duke qarkulluar ku shihen disa tifozë teksa përleshën në mes vete.
Për ‘express’, policia e ka konfirmuar që ka pasur një përleshje dhe tre persona janë arrestuar.
“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.