24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

E konfirmon ministrja Haxhiu: Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i Liridona Murselit

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit, është bashkëshorti Naim Murseli.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkëshorti i Liridonës ka bërë përpjekje që ta fsheh krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.” – ka shkruar ajo.

Tutje ministrja e Drejtësisë e ka vlerësuar lartë angazhimin e policisë.

“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.” – ka përfunduar Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit