15.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

E konfirmon Mbappe: Nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike

- Advertisement -

Në hapësirat e një konference për shtyp, kushtuar pothuajse tërësisht situatës politike në Francë, këtë të dielë në Dusseldorf, Kylian Mbappr konfirmoi mospjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike të kësaj vere.

Mospjesëmarrja duket se lidhet me transferimin e tij te Real Madrid.

“Klubi im ka një qëndrim shumë të qartë, nga ky moment mendoj se nuk do të marr pjesë në lojëra. Është e vërtetë, kështu është. Po bashkohem me një ekip të ri. Ardhja në shtator për një aventurë të re nuk është fillimi më i mirë për një aventurë. Tani do t’i uroj më të mirën skuadrës franceze. Sigurisht që do t’i shikoj të gjitha ndeshjet si tifoz. Unë do të jem spektator. Shpresoj që të na sjellin medaljen e artë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit