Lisandro Martinez do t’i mungojë Manchester Unitedit në pjesën e mbetur të edicionit për shkak të lëndimit që e pësoi së fundmi.
Lajmi është konfirmuar nga Manchester United nëpërmjet një njoftimi të lëshuar në uebfaqen zyrtare.
Qendërmbrojtësi argjentinas, Martinez pësoi lëndim në minutën e 86-të të barazimit 2:2 të së enjtes mbrëma me Sevillan në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Martinez pritet të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm.
“Lisandro Martinez është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pas frakturës së një kocke metatarsal në këmbën e tij”.
“Megjithatë, mbrojtësi argjentinas pritet të bëjë një rikuperim të plotë në kohë për të qenë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm” – thuhet në njoftimin e klubit.