Juventus ka konfirmuar lajmin e keq për sulmuesin Federico Chiesa.
Italiani ka këputur ligamentet në ndeshjen e djeshme dhe duhet me patjetër të operohet
Juventus përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se operimi i Chiesas do bëhet në ditët në vijim.
“Gjatë ndeshjes së djeshme Federico Chiesa pësoi traumë të mprehtë nga ndrydhja e gjurit të majtë. Në testimet e bëra në mëngjes, është zbuluar se ka lëndim të madh të ligamenteve. Është e detyrueshme të operohet në ditët e ardhshme”, shkruhet në komunikatë.
Le condizioni di @federicochiesa https://t.co/phfsgUtbJG pic.twitter.com/63iKHuNDwf
— JuventusFC (@juventusfc) January 10, 2022
Kësisoj, me shumë gjasa për Chiesan ky edicion ka marrë, ngase gjasat për t’u shëruar para verës janë të ulëta.