Eksperti i transferimeve të sportit, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Carlo Ancelotti dhe Brazili kanë arritur një marrëveshje, në parim për t’u bërë trajneri i ri i Seleçao.
Sipas Romanos, marrëveshja do të jetë e vlefshme nga qershori dhe jo pas Kupës së Botës për Klube, siç është raportuar, transmeton Klankosova.tv.
“Ancelotti dhe Real Madridi do të ndajnë rrugët ashtu siç dëshironin gjithmonë”, ka shkruar tutje ai.