Njoftimi zyrtar nga trajneri i PSG-së pritej dhe më në fund erdhi, Luis Enrique njofton se Mbappe do të largohet.
Këtë gjë, tekniku spanjoll e ka konfirmuar në fund të ndeshjes së Real Sociedad-PSG, kur foli për lamtumirën e sigurt të kampionit francez, i cili pritet të transferohet te Real Madrid në fund të sezonit.
“Kylian është në sezonin e tij të shtatë në PSG, ai ka shënuar 50 gola dhe ka asistuar 25 herë pothuajse në çdo sezon. Ai është një lojtar unik. Fakteqësisht, Mbappe nuk do të jetë me ne në të ardhmen e afërt dhe do të më duhet të bëj prova me formacionin, kështu që lojtarët e tjerë do të ambientohen pa atë në fushë”, është shprehur Luis Enrique.