Sulmuesi Kai Havertz do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, shkaku i lëndimit të fundit.
Gjermani do të operohet pasi pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë stërvitjeve me klubin në Dubai javën e kaluar.
Arsenali përmes një komunikate zyrtare njoftoi se pas operimit, Havertz do ta nis menjëherë programin e operimit për të qenë gati për sezonin 2025/26.
“Kai ka pësuar një dëmtim të kofshës gjatë një seance stërvitore në Dubai javën e kaluar”.
“Vlerësimet e mëvonshme dhe rishikimet e specialistëve kanë konfirmuar se dëmtimi do të kërkojë operacion, i cili do të bëhet në ditët në vijim. Menjëherë pas operacionit, Kai do të fillojë programin e tij të rikuperimit, i cili pritet të shtrihet në para-sezonin për sezonin 2025/26”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Arsenali ndërkohë nuk do të investojë në sulm, pavarësisht se kanë të drejtë të përforcohen me ndonjë sulmues, i cili aktualisht është agjent i lirë.
Fatkeqësisht, skuadra e Mikel Artetas për një periudhë të caktuar do të jetë vetëm me Nwanerin, Sterling dhe Trossard në repartin ofansiv.