-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

E kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

- Advertisement -

Ashley Olsen, aktorja e njohur për rolet e saj sidomos nga dyshja e “binjakeve Olsen” është bërë nënë për herë të parë, teksa askush nuk ka qenë në dijeni të lajmit, madje as të faktit që ishte në pritje të ëmbël.

37-vjecarja sipas “Page Six” ka sjellë në jetë fëmijën e saj, të parin me bashkëshortin Louis Eisner, disa muaj më parë në New York, ndërsa bëhet me dije se cifti janë bërë prindër të një djali dhe kanë zgjedhur për të emrin Otto.

Detaje të tjera megjithatë nuk janë bërë të ditura, duke qenë se si Ashley ashtu edhe Louis janë kujdesur që ta mbajnë shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të të birit sa më larg syrit publik, ashtu sic preferojnë të bëjnë edhe me jetën e tyre private në përgjithësi.

Lajmi ka surprizuar jo pak fansat e aktores, megjithatë nuk janë aspak të habitur nga sekretet e Olsen, e cila edhe për dasmën me bashkëshorin, më 28 dhjetor 2022, nuk bëri me dije asnjë detaj, teksa ceremonia në Bel Air ishte tejet private dhe me gati 50 persona të ftuar.

Nuk dihet madje as me saktësi se sa aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë bashkë, megjithatë daljen e parë publike e kanë bërë në shtator të 2021 dhe dashuria e tyre vazhdon e fortë edhe sot, tashmë me familjen e tyre që është zgjeruar.

Kujtojmë se Ashley dhe motra e saj binjake Mary-Kate kanë luajtur në një numër të madh filmash bashkë, që kur kanë qenë 9-muajshe, ndërkohë që edhe motra e tyre, Elizabeth është një aktore e njohur, kryesisht për rolin e saj si Scarlett Witch në Universin Marvel.

Duke parë Ashely-n që është bërë nënë, tani kuptojmë edhe ne sa jemi “plakur”!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit