Piloti i Mercedes, George Russell e mbylli garën në Belgjikë në pozitën e parë.
Por, Russell është diskualifikuar nga gara për shkak se makina e tij ishte nën-peshën e lejuar në sportin e Formula 1.
Pas këtij vendimi, vendi i parë i takon pilotit tjetër të Mercedes, Lewis Hamilton – i cili garën e mbylli në pozitën e dytë.
“Është zhgënjyese. Ne i lamë të gjithë në pistë sot dhe jam krenar që e kalova vijën i pari. Do të ketë më shumë në të ardhmen”, ka shkruar Russell në rrjetet sociale.